Skip to main content

Programi për Angazhim Qytetar është një përkushtim 5-vjeçar për të kultivuar një kulturë të aktivizmit që e bën jetën nëpër lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të dashur dhe më kuptimplotë.

Kjo nismë e imagjinon një të ardhme të ndërtuar në themelet e një shoqërie civile, e cila përmes aktivizmit të guximshëm, përfaqësimit nga poshtë-lart, bashkëpunimit të gjithanshëm, veprimit profesional, transparencës në të gjitha hallkat e jetës publike dhe institucionale dhe përdorimit ndryshe të burimeve sjell ndryshim rrënjësor në komunitetet tona.

Po kështu, kjo nismë e synon një ndjesi të rigjetur të solidaritetit ndaj njëri-tjetrin. Duke ndërtuar tutje mbi dijen dhe përvojën e fuqishme të zërave më të shquar dhe të udhëheqësve të fushave të mbështetjes profesionale të shoqërisë civile dhe bashkëpunimin institucional, Programi për Angazhim Qytetar është një përkushtim serioz për të shtuar, demokratizuar dhe për të mbrojtur fuqinë që komunitetet tona kanë për të sjellur ndryshim dhe për të përparuar.

Përmes përpjekjeve për koordinim të qëndrueshëm, ndërveprim të mirëfilltë dhe përmes përmirësimit të kapaciteteve të atyre që janë përditë të përfshirë në aktivizëm, Programi për Angazhim Qytetar do të çojë përpara një numër të madh veprimesh, që mbështeten në këto tri shtylla qenësore: komuniteti, besimi dhe mobilizimi i burimeve.

Programi për Angazhim Qytetar zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. Platforma CiviKos është partnere e KCSF në zbatimin e këtij programi.

Grupi tematik 1

Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje

Grupi tematik 2

Përmirësimi i kornizës institucionale dhe ligjore për financim në zhvillimin e qëndrueshëm të programeve dhe projekteve të OShC-ve me interes publik

Grupi tematik 3

Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OSHC-ve për ofrimin e shërbimeve publike

Grupi tematik 4

Rritja e vullnetarizmit në programet me interes publik