Si një nga donatorët dhe përkrahësit më të mëdhenj të zhvillimit në Kosovë, Suedia luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e shoqërisë civile dhe avancimin e demokracisë dhe vlerave evropiane.
Në këtë frymë, pritëm në zyrat e Platforma Civikos Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, për të diskutuar zhvillimet e sektorit, punën e Platforma Civikos si rrjet kombëtar dhe bashkëpunimin me institucionet publike, si dhe mundësitë për rritjen e impaktit të përbashkët.

