RRETH STRATEGJISË

Strategjia Qeveritare për Bashkepunim me Shoqërinë Civile 2019-2023 i përkufizon objektivat strategjike dhe politikat që Qeveria e Republikës së Kosovës synon t’i arrijë në një periudhë afatmesme për përmirësimin e mjedisit përkrahës në zhvillimin e shoqërisë civile si dhe krijimin e parakushteve për një bashkëpunim më efektiv me OSHC-të për reformat kryesore në vend.

Këshilli për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile paraqet mekanizmin kryesor këshillues të përhershëm i cili koordinon gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile. Këshilli ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile, promovimin dhe mbështetjen e forcimit të sektorit të shoqërisë civile dhe sigurimin e koordinimit e monitorimit të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.