Në rritje të vazhdueshme dhe aktualisht me 301 organizata anëtare të shoqërisë civile, Platforma CiviKos është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave anëtare, si dhe autoriteteve publike dhe palëve të tjera të interesuara në zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë. Prandaj, CiviKos është i pozicionuar mirë për të promovuar parimet e partneritetit dhe për të ushtruar presionin e nevojshëm mbi qeverinë dhe institucionet e tjera publike në zbatimin e parimeve të koordinimit, bashkëpunimit dhe partneritetit.
Platforma CiviKos shërben si një urë lidhëse në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile pasi që është organi kryesor pranues për draft rregullat, rregulloret dhe ligjet, të cilat më pas i shpërndahen organizatës anëtare për konsultim publik. CiviKos është regjistruar si shoqatë.
Pesë donatorët kryesorë të CiviKos janë USAID-i në Kosovë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Qeveria Suedeze, Ambasada Holandeze në Kosovë dhe Ambasadat Zvicerane dhe Daneze. CiviKos është një partner kyç në vendosjen e standardeve për konsultime publike dhe zbatimin e Strategjive të Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile (më e fundit: 2019-2023). Në vitin 2018, CiviKos realizoi me sukses një projekt të mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë, duke u fokusuar veçanërisht në forcimin e organizatave të shoqërisë civile për të marrë pjesë në mënyrë efektive në proceset vendimmarrëse. Në vitin 2019, përmes mbështetjes së Ambasadës Zvicerane dhe Daneze, Platforma CiviKos realizoi një projekt që posaçërisht promovon dialogun ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë në nivel qendror dhe lokal. Për më tepër, CiviKos ka zbatuar edhe projekte të financuara nga USAID për të mbështetur OSHC-të bazë në monitorimin e prokurimit publik në nivel lokal dhe ekspozimin e korrupsionit, ndërsa projekti i financuar nga Qeveria Suedeze ka mbështetur organizatat e nivelit lokal në promovimin e të drejtave të njeriut dhe krijimin e strategjive avokuese. Aktualisht, CiviKos është duke zbatuar projektin njëvjeçar të financuar nga Balkan Trust Fund for Democracy dhe financuar nga USAID për të mbështetur Këshillin për bashkëpunim ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë për të përmirësuar legjislacionin për kontraktimin e shërbimeve për OSHC-të në Kosovë. Kështu, bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile dhe autoriteteve publike, ngritja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i respektimit të të drejtave të njeriut, zbatimi i konsultimeve publike dhe parimet e aksesit në dokumentet publike, si dhe krijimi i mjeteve, platformave dhe dialogëve për të lehtësuar përmirësimet në publik në fushat në lidhje me janë të gjitha ekspertiza e CiviKos-it, të cilën e vendos edhe ky projekt.