Me qëllim të diskutimit mbi procesin e vlerësimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, është mbajtur punëtoria në të cilën ekspertët e angazhuar për realizimin e vlerësimit kanë prezantuar gjetjet fillestare nga ky proces dhe kanë marrë rekomandimet për veprim të mëtutjeshëm në këtë drejtim
Punëtoria mblodhi përfaqësues nga institucionet publike përgjegjëse për zbatim të Strategjisë, anëtarë të shoqërisë civile të zgjedhur në Këshillin për Bashkëpunim Shoqëri Civile-Qeveri, anëtarë të grupeve tematike të themeluara nga CiviKos dhe përfaqësues nga OShC tjera që nuk janë pjesë e këtyre mekanizmave, por të angazhuar në fushëveprime që lidhen me Strategjinë.
Kjo punëtori u organizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë (USAID Kosovo). Platforma Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti.
#ProgramipërAngazhimQytetar