Skip to main content

Platforma Civikos në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit përmes një procesi gjithpërfshirës ka përfunduar dokumentin “Rekomandimi i Politikave Lidhur me Kontraktimin e Shërbimeve nga ana e OSHC-ve”.

Ky dokument do të shërbej si bazë për hartimin e legjislacionit sekondar për kontraktim të shërbimeve nga ana e OSHC-ve në Kosovë.

Ky raport është përpiluar në kuadër të projektit “Zbutja e Ndikimit të Pandemisë COVID-19 te OSHC-të që ofrojnë shërbime”, zbatuar nga Platforma CiviKos në partneritet me European Center for Not for-Profit Law Stichting (ECNL), si dhe financuar nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-së (GMF) përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Raportin e plotë në shqip mund ta lexoni këtu.