Skip to main content

Projekti synon të rrisë përfaqësimin demokratik, transparencën dhe angazhimin e qytetarëve dhe organizatave lokale në vendimmarrjen lokale.
Në dy vitet e para të projektit, gjegjësisht nga tetori 2021 deri në tetor 2023, projekti përfshinte takime dhe punëtori të përbashkëta ndërmjet OSHC-ve lokale, qytetarëve dhe përfaqësueve të Këshillave të Fshatrave dhe Lokale në 12 komuna target dhe rritjen e pjesëmarrjes në dëgjime bugjetore. Në anën tjetër, aktivitetet e projektit përfshinin gjithashtu edhe avokimin për përputhshmërinë e qeverisjeve lokale me kornizën ligjore qendrore, sidomos në lidhje me konsultimet publike dhe përfshirjen e shoqërisë civile lokale në këto procese. Komunat e targetuara ishin Mitrovica, Vushtrria, Klina, Gjakova, Prizreni, Dragashi, Ferizaji, Vitia, Lipjani, Kamenica dhe Fushë Kosova. Projekti gjithashtu ka përfshirë bashkëpunime dhe sesione informuese me insitucione qendrore si Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Zyra e Avokatit të Popullit në regjione të ndryshme të Kosovës dhe me anëtarësinë e Platformës CiviKos.
Cikli i ri i projektit, gjegjesisht tetor 2023-tetor 2025,  synon të harmonizojë praktikat dhe rregulloret në të gjitha komunat me rregulloret qendrore. Së dyti, synon të promovojë funksionimin efektiv të këshillit vendor dhe angazhimin e qytetarëve duke zhvilluar udhëzime të standardizuara, një paketë dokumentesh dhe një bazë të dhënash kombëtare të anëtarëve të këshillit vendor. Të dy objektivat çojnë në një nxitje të përgjithshme të mbikëqyrjes qytetare të institucioneve të qeverisjes vendore.

AKTIVITETET E PROJEKTIT

DOKUMENTET