Skip to main content

Platforma Civikos organizoi një diskutim të përbashkët me Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) dhe përfaqësues të organizatave lokale dhe Këshillave të Fshatrave dhe Lagjeve, për të ndarë përvojat dhe rekomandimet për thellimin e bashkëpunimit në mes të IAP dhe shoqërisë civile.

Pjesë e këtij diskutimit ishin Avokati i Popullit, z.Naim Qelaj, tre këshilltarët ligjor nga zyret regjionale të IAP-së, gjegjësisht z.Mark Kaqinari (IAP Gjakovë), znj.Aleksandra Dimitrijevic (IAP Graçanicë), z.Arbër Berisha (IAP Mitrovicë), dhe z.Ehat Miftaraj nga Kosovo Law Institute.

Zyrtarët e IAP shtjelluan mandatin e Avokatit të Popullit, shembuj suksesi të bashkëpunimit me shoqërinë civile, dhe rëndësinë e funksionimit të Forumit të Shoqërisë Civile për punën që ata bëjnë.

Ndërsa në anën tjetër nga shoqëria civile, z.Miftaraj theksoi nevojën e rritjes së komunikimit të IAP me mediat dhe shoqërinë civile, në mënyrë që puna e këtij institucioni të jetë më e qasshme dhe e kuptueshme për të gjithë qytetarët.

Ky aktivitet u zhvilluan në kuadër të projektit të mbështetur nga National Endowment for Democracy.