Ky projekt synon të përmirësoj mjedisin për ofrimin e shërbimeve për grupet e cenueshme përmes harmonizimit të legjislacionit të prokurimit të Kosovës me acquis dhe direktivat e BE-së për kontraktimin e shërbimeve, veçanërisht duke i mundësuar qeverisë së Kosovës që të kontraktojë shërbime të drejtpërdrejta me OSHC-të ofruese të shërbimeve. Kjo do të bëhet me hartimin e akteve nënligjore, të cilat janë pjesë e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile.
Platforma CiviKos si bashkëkryesuese e Këshillit për Bashkëpunim shoqëri civile- Qeveri, do ta udhëheqë këtë proces në partneritet me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyrën e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrinë e Financave të Punës dhe Transfereve.
Ky projekt mundësohet nga mbështetja nga projekti HumanRightivism, financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë (Embassy of Sweden in Pristina) përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (Community Development Fund – CDF)