Skip to main content

Objektivat e Projektit: Rritja e ndërgjegjësimit dhe rritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të punuar me autoritetet për ligjin LPP/FT dhe politikat e heqjes së rrezikut nga bankat.

Donatorët: Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Qendra Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse

Aktivitetet e Projektit : Një takim shumëpalësh u mbajt në nëntor 2021 me Bankën Qendrore, Shoqatën e Bankave dhe OSHC-të për të diskutuar sfidat me të cilat OSHC-të po përballen me bankat private. Ky aktivitet është mbajtur në koordinim të ngushtë me KCSF-në.

CiviKos lehtësoi pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në hartimin e Udhëzimit Administrativ për Pronësinë e Përfituesit. Inputet janë siguruar nga KCSF me pjesëmarrjen e OShC-ve tjera – Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ofruar të dhëna për kornizën ligjore.

Aktivitetet e ardhshme: Një opinion OP-ED do të publikohet mbi pronësinë e përfituesit dhe OSHC-të. Për këtë aktivitet deri më sot janë kontaktuar KCSF dhe KLI.

AKTIVITETET E PROJEKTIT