Me kërkesë të Ministrisë së Financave e cila është duke hartuar Projekt Rregulloren për Udhëtimet Zyrtare (ku trajtohen edhe çështja e mëditjeve), procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesit të shoqërisë civile në këtë grup punues është duke e organizuar Platforma CiviKos, në bazë të një procedure demokratike, të hapur dhe transparente.
Pas nominimit dhe verifikimit të kritereve të kandidatëve, është përpiluar list e votimit e përbërë nga dy kandidatë: Tahire Gashi nga OJQ “Zana” dhe Florent Spahija nga “KDI/TIK (Inistituti Demokratik i Kosovës/ Transparency International Kosova)”.
Për të përzgjedhur përfaqësuesit e shoqërisë civile në grup punues, ftohen OshC-të aktive në Kosovë për të votuar. Ftesa nuk është e kufizuar vetëm te organizatat anëtare të Platformës CiviKos. Votimi do të jetë i hapur nga 06 deri me 12 Maj 2016.
Të drejtë për të votuar për kandidatët e nominuar kanë të gjitha OShCtë e regjistruara sipas Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ, të cilat posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të OJQ-së.
Të gjitha OShC-të e regjistruara mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar brenda një afati prej 7 ditësh nga hapja e procesit të votimit. Secila organizatë mund të votojë për 1 kandidatë nga lista e kandidatëve të përfshirë në fletëvotim.
Votuesit mund të hedhin votën e tyre me e-mail, postë të rregullt ose personalisht në zyrën e CiviKos. Në rastin e votimit me e-mail ose me postë të rregullt, organizata që voton duhet të dërgojë fletëvotimin e plotësuar dhe të skenuar dhe kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së.
Votimi përmes emailit bëhet në këtë email: votimi@civikos.net apo në info@civikos.net . Votimi përmes postës bëhet në adresën: Platforma CiviKos, Rruga Bedri Pejani 7/A, 10000 Prishtinë. Në rastin e votimit në zyrën e CiviKos, organizatat duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së dhe të hedhin fletëvotimin e tyre në kutinë e votimit në zyrën e CiviKos. Votimi anonim mund të bëhet vetëm nëpërmjet votimit në zyrën e CiviKos-it. Votimi në zyret e Platformës Civikos mundet të bëhet nga 06 deri me 12 Maj 2014 nga ora 10:00 deri në ora 16:00.
Procesi i votimit do të organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos, që caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i CiviKos. Pas përfundimit të afatit për votim, komisioni i Sekretariatit të Platformës CiviKos do të numërojë fletëvotimet për të përcaktuar se cili(a) kandidat(e) ka marrë numrin më të madh të votave. 1 kandidatët që marrin më së shumti vota zgjedhet si përfaqësues i OShC-ve në grupin punues. Nëse dy kandidatë marrin numrin e barabartë të votave, vendi si përfaqësues i OShC-ve në Këshill do të përcaktohet me short në mes tyre.
Për të mbikëqyrur procesin e numërimit të votave, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhguesëve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e ZQM/ZKM.
Fletëvotimi mund të shkarkohet nga faqja e internetit www.civikos.netPër t’u njohtuar me kandidatët e nominuar, mundeni të shikoni biografinë e kandidatit në faqjen e internetit www.civikos.net.
Për çfarëdo pyetje rreth këtij procesi të votimit, kontaktoni Platformën CiviKos nëpërmjet e-mailit info@civikos.net ose numrit të telefonit 038 224 904