Skip to main content
Si vazhdim i procesit të hartimit të Rregullores për Kontraktimin e Shërbimeve nga organizatat e shoqërisë civile, u mbajt punëtori dyditore në Prevallë, me pjesëmarrje nga institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile.
Kjo punëtori u organizua nga Platforma Civikos me mbështetje nga projekti HumanRightivism dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (Community Development Fund – CDF)