Skip to main content
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Platforma Civikos dhe me mbështetje të EU TACSO organizuan takimin konsultativ me organizata të shoqërisë civile për prezantimin e Draft Strategjisë për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile 2025-2030.
Në këtë takim u prezantuan objektivat, prioritetet dhe plani i veprimit të strategjisë së re për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile për periudhën 2025-2030. Ky dokument strategjik synon të forcojë dialogun, transparencën dhe përfshirjen e shoqërisë civile në vendimmarrje për një qeverisje më të mirë dhe një shoqëri më të qëndrueshme.