Skip to main content

Platforma Civikos me mbështetjen e projektit Decentralisation and Municipal Support – DEMOS që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation ka mbajtur trajnimin e radhës për grupin e Auditimit Social në Janjevë.

Grupi i qytetarëve qe vijnë nga komunitetet e ndryshme që jetojnë në Janjevë kanë përfituar njohuri rreth funksionimit të qeverisjes komunale, si dhe për procesin e Auditimit Social.

Ky grup i qytetarëve do të monitorojnë zbatimin e projektit: “Ndërtimi i rezervarit të ujit dhe rehabilitimi i rrjetit te ujësjellësit në Janjevë” Falendërojmë projektin DEMOS për mbështetjen e këtij aktiviteti, si dhe grupin e qytetarëve të Janjevës që na janë bashkuar në ekipin për Auditim Social.