Skip to main content

Civikos me mbështetjen e projektit Decentralisation and Municipal Support – DEMOS që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation ka filluar me zbatimin e aktivitetit Auditimi Social, në kuadër të cilit qytetarët e katër komunave fokus Pejë, Rahovec, Skenderaj dhe Kamenicë do të monitorojnë zbatimin e projekteve të ndryshme kapitale, ku do të sjellin perspektivën e tyre me qëllim që investimet kapitale që realizohen nga komuna të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve.

Vikendin e kaluar ishim në Pejë ku ofruam trajnimin dy ditorë për grupin e Auditimit Social nga Peja të cilët kishin mundësi të mësonin më shumë për detyrat dhe obligimet e komunës, prokurimin publik, dhe auditimin social.

Pas trajnimit grupi i qytetarëve me lehtësimin e CiviKos do të monitorojnë projektin e rregullimit të Parkut Karagaç në Pejë.

Falendërojmë projektin DEMOS për mbështetjen e këtij aktiviteti si dhe grupin e qytetarëve të Pejës që na janë bashkangjitur në ekipin për Auditim Social.