Skip to main content

Platforma Civikos me mbështetjen e projektit Decentralisation and Municipal Support – DEMOS që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation ka vazhduar me trajnimin për grupin e Auditimit Social në Kamenicë.

Ky grup i qytetarëve do të monitorojnë zbatimin e projektit për shpërndarjen e ujit për fshatrat Hogosht dhe Lisockë në Komunën e Kamenicës, ku do të sjellin perspektivën e tyre me qëllim që investimet kapitale që realizohen nga komuna të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve.

Falendërojmë projektin DEMOS për mbështetjen e këtij aktiviteti, si dhe grupin e qytetarëve të Kamenicës që na janë bashkuar në ekipin për Auditim Social.