Skip to main content

Pas thirrjes për pjesëmarrje në Grupet Punuese të Platformës CiviKos,  më 05.03.2015 CiviKos organizoi trajnimin e parë në Qendrën e konferencave “Orion” në Prishtinë.

 

Ky trajnim u ofrua nga rrjeti CNVOS nga Sllovenia, ku në trajnim fillimisht u sqaruan objektivat, e që kishin të bëjnë me të kuptuarit e rolit të Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013 – 2017, rolin dhe mundësitë për grupet punuese të CiviKos-it, krijimi i një mirëkuptim i përbashkët për mundësitë e avokimit dhe zhvillimi i mjeteve monitoruese për mbikqyrjen e punës së Këshillit dhe zbatimin e Strategjisë.

 

Gjatë diskutimeve kishte theks të veçantë në mënyrën më të mirë se si të avokohet për zbatimin e Strategjisë, çfarë mënyre do të përdorin grupet punuese të CiviKos për avokim, si dhe çasjen ndaj monitorimit dhe zbatimit të Strategjisë dhe punës së Këshillit, mjetet, kanalet, dhe mundësitë.