Një tjetër grup zyrtarësh nga institucionet publike, si në nivel qendror dhe lokal, përfundoi me sukses trajnimin dyditor “Bazat e Mbrojtjes së të Dhënave Personale”, duke ndërtuar kapacitete profesionale në fushën e mbrojtjes së të dhënave. Pjesëmarrësit u pajisën me certifikim ndërkombëtar nga Treccert.
Trajnimi u realizua nga Platforma Civikos, në bashkëpunim me Institute for Technology and Society dhe në partneritet të ngushtë me Agjencia për Informim dhe Privatësi, si pjesë e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë sektorët në Kosovë”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.