Skip to main content

Prishtinë, 14 Tetor 2013. Është organizuar takimi i parë i organizatave të Shoqërisë Civile rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në OGP (Open Government Partnership)  në zyret e Lëvizjes FOL. Në takim ishin prezent: Ardita Metaj-Dika (TACSO), Etida Zeka (RIINVEST), Florentina Hajdari (CBM), Isuf Zejna (KDI/TIK), Mimoza Murati (CiviKos), Iliriana Kaçaniku (KFOS), Valdete Idrizi (CiviKos), Arianit Dobroshi (IF), Kristjan Hasanaj (INPO), Fidan Kalaja dhe Petrit Zogaj (FOL).Ne këtë takim u diskutua për procesin e anëtarësimit te Kosovës ne OGP (Open Government Partnership), rolin e qeverise se Republikës se Kosovës dhe Shoqërisë Civile ne këtë proces, ku shoqëria Civile do te punoj planin e aktiviteteve, ndërsa Qeveria te Loboj ne anëtarësimin e Kosovës ne OGP.Po ashtu u diskutua edhe rreth pjesëmarrjes së disa anëtarëve nga Kosova në Samitin Vjetor të OGP-se dhe Ditën e Shoqërisë Civile që do të mbahet me 30 Tetor – 1 Nëntor në Londër, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesi nga FOL, RIINVEST, KFOS dhe IPKO Foundation, kurse CiviKos do të jetë prezent vetëm në takimin e Ditës së Shoqërisë Civile OGP.