Skip to main content

U mbajt takimi i radhës i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile. Ky takim është udhëhequr nga ZKM/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Platforma CiviKos. Gjatë takimit u prezantuan të arriturat dhe sfidat në zbatim të Strategjisë . Po ashtu, u bë funksionalizimi i katër ekipeve të punës sipas katër objektivave strategjike të cilat do të punojnë në zbatim të aktiviteteve të Strategjisë të vendosura në planin e punës për vitin 2020. Grupet e punës do të udhëhiqen nga përfaqësues te Këshillit nga Qeveria dhe Shoqëria Civile Këshilli – Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 02.04.2019, vendim.nr.05/96, ka themeluar Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile.

Këshilli është mekanizmi kryesor i përhershëm i cili do të koordinoj të gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile. Në përbërje të këtij Këshilli janë edhe katër Ekipe të Punës, konkretisht për secilën Objektivë të Strategjisë është një ekip i punës. Nga shoqëria civile gjithsej janë 15 anëtarë ndërsa nga Qeveria e Kosovës 14 anëtarë.

ObjektivatStrategjike- Strategjia qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023 ka katër objektiva Strategjike: 1. Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje 2. Përmirësimi i kornizës institucionale dhe ligjore për financim në zhvillimin e qëndrueshëm të programeve dhe projekteve të OShC-ve me interes publik. 3. Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OSHC-ve për ofrimin e shërbimeve publike. 4. Rritja e vullnetarizmit në programet me interes publik. ZyrapërQeverisjetëMirë/ZyraeKryeministrit- si Sekretariat i këtij mekanizmi koordinon procesin e zbatimit të Strategjisë. CiviKos- së bashku me ZQM bashkë-udhëheq procesin e bashkëpunimit shoqëri civile qeveri. Për të lexuar Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023 klikoni këtu.