Në zyrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, si dhe koordinatorin e grupit Z.Art Jashari u mbajt takimi i grupit të dytë, për objektivin strategjik II “Përmirësimi i kornizës institucionale për financimin e qëndrueshëm të programeve dhe projekteve të OSHC-ve në interes publik”, ku u vlerësuan të arriturat dhe sfidat në zbatim të këtij objektivi strategjik, si dhe plani për zbatim të aktiviteteve të mbetura.