Sot më datë 22.12.2015, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, u mbajt takimi I Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017, i fundit për vitin 2015, në të cilin u diskutua zbatueshmëria e saj, si dhe sfidat kryesore gjatë zbatimit.
Takimi u udhëhoq nga Kryesuesi i Këshillit z. Fitim Krasniqi, dhe bashkëkryesuesja znj. Valdete Idrizi. Në fjalimet hyrëse ata adresuan qështjet kyçe që kanë të bëjnë me punën e Këshillit, përfshirë edhe ekipet punuese, gjatë tërë vitit. Më pas u prezantua edhe raporti vjetor i punës së Këshillit për vitin 2015, nga z. Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë (ZQM) njëherit dhe zëvendës kryesues i Këshillit.
Gjatë diskutimit rreth raportit, anëtarët e shoqërisë civile në Këshill, debatuan rreth çasjes së raportit ku sugjeruan që raporti të aprovohet në takimin e radhës së Këshillit, pasi të përditësohet duke futur rekomandimet e dhëna në këtë takim.
Takimi i radhës pritet të mbahet në muajin Janar, ku do të hartohet edhe plani i punës së Këshillit për vitin 2016.
Raportin e hollësishëm të këtij takimi mund ta gjeni në uebfaqen zyrtare të ZQM-së: https://zqm.rks-gov.net/en-us/