Skip to main content
Pas themelimit të grupit punues për hartimin e strategjisë së re qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, Platforma Civikos dhe Zyra për Qeverisje të Mirë mbajtën sot takim pune, për t’u koordinuar rreth organizimit të aktiviteteve për hartimin e strategjisë.
Duke falënderuar Zyrën për Qeverisje të Mirë për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, Platforma CiviKos shprehë përkushtimin dhe mbështetjen në procesin e hartimit të strategjisë së re dhe në përgjithësi rritjes së bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve publike.