Skip to main content

Drejtoresha e CiviKos Znj. Donika Emini është takuar me Z. Fitim Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit dhe Z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë.Takimi u zhvillua në funksion të koordinimit në mes të bashkë – kryesuesve të Këshillit për Bashkëpunim Qeveri – Shoqëri Civile.

Takimi i parë i Këshillit është planifikuar të mbahet me datën 17 korrik 2019. Këshilli është organ i përbashkët i përbërë nga anëtarë të Qeverisë dhe Shoqërisë Civile në Kosovë, i cili përveç monitorimit dhe koordinimit të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, do të ketë mandat më të gjerë të bashkëpunimit në mes qeverisë dhe shoqërisë civile. CiviKos mbetet i përkushtuar në avancimin e dialogut në mes institucioneve publike dhe shoqërisë civile.