Skip to main content

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të qeverisjes lokale në komunat e targetuara të projektit ‘Përforcimi i Zërave Lokal Përmes Pjesëmarrjes Aktive’, Platforma Civikos u takua me përfaqësues të Komunës së Dragashit. Diskutimi kishte në fokus bashkëpunimin për ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje lokale dhe aktivitetet e projektit që synojnë të ngrisin atë. I pranishëm në takim ishte edhe përfaqësuesi i organizatës tonë partnere, Qendra Rinore Avoko Dragash. Ky takim dhe aktivitetet e parapara për promovimin e pjesëmarrjes qytetare në procese lokale mbështeten nga National Endowment for Democracy.