Sot, gjatë takimit me një grup te organizatave të shoqërisë civile, u mblodhëm për të marrë kontributin e tyre për draftin e Udhëzimit Administrativ për Procesin e Kontraktimit të Shërbimeve nga OSHC-të. Ky dokument është në proces të hartimit dhe synon të krijoj një mekanizëm të qëndrueshëm të kontraktimit të shërbimeve nga ana e institucioneve publike për OSHC-të.
Takimi u organizua nga Platforma Civikos me mbështetje nga projekti HumanRightivism dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF).