Skip to main content

Pas kërkesës së shumë organizatave të shoqërisë civile që kanë ardhur në adresë të Platforma Civikos në lidhje me problemet që OJQ-të po ballafaqohen në qasjen në shërbime bankare në Kosovë, përfaqësuesit e CiviKos, Donika Emini dhe Dardan Kryeziu, së bashku me Dren Puka nga KCSF njëherit anëtar i grupit punues nga shoqëria civile për rishikimin e legjislacionit kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, u takuan me Guvernatorin e Bankës Qendrore Z.Fehmi Mehmeti.

 

Gjatë takimit Guvernatori u njoftua për së afërmi me disa nga problemet që OJQ-të po ballafaqohen me bankat komerciale nga procesi i hapjes së llogarive bankare, mirëmbajtjes së tyre e deri tek tarifat e shtrenjta që bankat po aplikojnë për mirëmbajtje të llogarive për OJQ.

 

Z.Mehmeti na njoftoi se Banka Qendrore e Kosovës është duke punuar një rregullore e cila rregullore do të unifikoj çmimet e shërbimeve bankare në Kosovë. Me ç’rast, e ftoi Z.Dren Puka të marr pjesë në një takim në mes të BQK dhe përfaqësuesve të bankave komerciale që operojnë në Kosovë ku do të adresoj problemet e ngritura nga shoqëria civile.