Skip to main content

Takimi informues i  radhës ishte me rajonin e Prishtinës. Takimi u mbajtë në zyret e KCSF të enjten, me 03.07.2014. Pas hapjes dhe prezentimit të agjendës, drejtoresha e Platformës CiviKos, znj. Valdete Idrizi filloi me prezentimin e  draftit të termave të referencës apo (draft rregullat) dhe informoi të pranishmit edhe për detyrat, përgjegjësitë e këshillit për zbatim të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile. Pastaj vazhdoi sipas agjendës duke sqaruar edhe rolin e grupeve punuese sipas Objektivave Strategjike.

Gjatë diskutimit fokusi ishte tek përzgjedhja e këshillit dhe funksionimi i tij. Ngjashëm sikur edhe në takimet e mëparshme, në takim u diskutua edhe për qendrat rajonale rreth përzgjedhjes dhe aktiviteteve të mundshme të qendrave rajonale të Platformës CiviKos.

Takimi u përkrah nga TACSO – Zyrja në Kosovë.