Skip to main content

Platforma CiviKos mbajti takimet informuese me OJQ-të e rajonit të Mitrovicës (jug dhe veri). Takimet kanë të bëjë me zhvillimet e zbatimit të strategjisë si dhe prezentimi i draftit të termave të referencës (draft rregullat) për punën e Këshillit për zbatimin e Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile. Gjithashtu është diskutuar për përzgjedhjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile si dhe fazat e aplikimit deri në përzgjedhje dhe roli i grupeve punuese sipas Objektivave strategjike.

 

Vitin e kaluar është miratuar Strategjia Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 – 2017. Në mënyrë që kjo strategji të jetë sa më e zbatueshme, atëherë duhet të sigurohen edhe mekanizmat përcjellës për zbatim të kësaj strategjie, respektivisht themelimin e Këshillit për zbatim të Strategjisë Qeveritare, ku rregullat e punës (Termat e referencës) për funsionimin e këtij këshilli janë të hapura për konsultim publik nga Zyra për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit që nga data 17.06.2014 deri me datën 9.07.2014..

 

Debati kryesisht u bë rreth nominimit, përzgjedhjes dhe funksionimit të Këshillit si dhe rreth draftit të termave të referencës. Qëllimi i takimeve ka të bëjë me informimin e Organizatave para se të shpalletftesa publike për organizatat e shoqërisë civile për të aplikuar për antarësim në Këshill. Në këtë takim morrën pjesë OJQ anëtare dhe jo-anëtare të Platformës CiviKos.Takime të ngjajshme do të organizohen edhe në rajonet e tjera të Kosovës në ditët në vijim. Takimet përkrahen nga TACSO – Zyrja në Kosovë.