Skip to main content

Dardan Kryeziu nga Sekretariati i CiviKos morri pjesë në konferencën rajonale “Transparent Allocation of Public Funds – EU Good Practices and Models” (Shpërndarja transparente e fondeve publike – Praktikat dhe modelet e mira të Bashkimit Evropian) e cila u mbajt në Sarajevë nga 29.03.2016-01.04.2015, organizuar nga TACSO.

 

Gjatë konferencës u prezantuan modelet e disa shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe u ndanë praktikat e ndarjes së fondeve publike për shoqëri civile nga vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë.

 

Transparenca në fonde publike është pjesë e Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me qeverinë 2013-2017, Objektiva e 3, ku po punohet së bashku me qeverinë për përcaktimin e modelit të ndarjes së fondeve publike për OSHC-të në Kosovë.