Skip to main content

Në takimin e rregullt të Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile që u mbajt sot, më datë 28.07.2015, anëtarët e Shoqërisë Civile adresuan çështje me rëndësi për të ngritur bashkëpunimin formal. Fillimisht në këshill kërkuan ne implementimin e veprimeve të parapara me planin e punës  për vitin 2015 të Këshillit.

 

Në takim gjithëashtu u adresua çështja që OSHC-të të përfshihen më aktivisht në procesin dhe plotësimin / ndryshim të Ligjit për Prokurimin Publik, i cili ligj hap mundësinë e implementimit të objektives strategjike “ Sistem i ndërtuar i kontraktimit të shërbimeve publike për organizatat e shoqërisë civile. “ Poashtu të përfshihet nga fillimi në hartimin e ligjit për OJQ, si dhe grupin punues për plotësim / ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit i cili ligj prekë në mënyrë të drejtpërdrejt punën e OSHC-ve. Krahas kësaj Shoqëria Civile duhet të identifikojë ekspertizën e caktuar në këtë fushë , dhe të dalë me propozime konkrete për plotësim / ndryshimin e këtij ligji.

 

Në takim, Taulant Hoxha, përfaqësues i SHC në Këshill, njoftoi se KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile),  është në proces të hartimit të një propozimi për bashkëfinancimin e projekteve të BE nga ana e Qeverisë së Kosovës për OSHC-te, i cili propozim do të ndihmoj Qeverinë e Kosovës të krijojë modelin e bashkëfinancimit të projekteve të BE-së siç është e paraparë me Strategjinë Qeveritare.

 

Gjithëashtu u prezantua raporti i zbatimit të Strategjisë Qeveritare, punuar nga ZQM, e cila zyre shërben si sekretariat I këshillit. U vendos që raporti të strukturohet dhe në të ardhmen koordinatorët e grupeve të punës të raportojnë për secilën objektivë strategjike.