Skip to main content
Prishtinë, u mbajt sesioni informues për Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizuar nga Platforma Civikos në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).
Përfaqësues nga institucionet, shoqëria civile dhe sektori privat morën pjesë aktive në diskutim të thelluara mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke ngritur pyetje konkrete dhe ndarë përvoja nga terreni.
Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku theksoi rolin e AIP-së në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për privatësi dhe nënvizoi rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse për siguri digjitale.
Ky sesion jo vetëm që forcon bashkëpunimin ndërsektorial, por edhe dërgon një mesazh të qartë: Privatësia është e drejtë e çdo qytetari, si dhe përgjegjësi e përbashkët.
Ky session informues u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, me përkrahjen e Ambasadës së Holandës në Kosovë.