Bordi dhe sekretariati i Plaformës CiviKos mbajti punëtorinë për planifikimin e strategjisë e Platformës CiviKos nga data 04 – 06 Korrik 2014. Në punëtori, fillimist u paraqitën të arriturat e Platformës CiviKos gjatë 6 mujorit të fundit nga drejtoresha ekzekutive, znj. Valdete Idrizi dhe më pas filloi punëtoria.
Punëtoria përfshiu përcaktimin e vizionit dhe misionit të CiviKos-it, SWOT Matricën; prioritizimi i mundësive dhe rreziqeve, prioritizimi i anëve të forta dhe të dobëta, prioritizimi i objektivave strategjike të CiviKos, metodologjia e punës së CiviKos, plani i veprimit për finalizimin e strategjisë. Ky planifikim strategjik do t’i shërbej Platformës CiviKos për vitet 2014 – 2017. Punëtoria u mbështet nga TACSO, zyra në Kosovë