Po vazhdojnë punëtoritë për hartimin e Rregullores për Kontraktimin e Shërbimeve të OShC-ve. Kjo Rregullore do të jetë një mjet për të rregulluar procedurat e kontraktimit të shërbimeve për OShC-të, duke hapur rrugën që kontraktimi i shërbimeve nga OShC-të të bëhet përmes prokurimit publik duke mundësuar qëndrueshmëri financiare për organizatat që ofrojnë shërbime të ndryshme.
Punëtoria e realizuar nga Platforma Civikos bëhet në kuadër të projektit HumanRightivism, i mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë (Embassy of Sweden in Pristina) përmes Fondit për Zhvillim Komunitar (Community Development Fund – CDF).
Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që këto ndryshime të sjellin një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në punën e vlefshme të OShC-ve ofruese të shërbimeve.