Sot, më 18.02.2016 Platforma CiviKos në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit organizoi punëtorinë me Ekipin e tretë në kuadër të Këshillit për hartimin e Planit të Punës për vitin 2016.
Qëllimi i punëtorisë ishte përpilimi i planit të punës që të sigurohet zbatim efektiv i Objektivit të tretë të Strategjisë “Sistem i ndërtuar dhe kritere të përcaktuara për përkrahje financiare për OshC”. Në punëtori u vendos që aktivitetet të jenë konkrete dhe të zbatueshme në përputhshmëri me Strategjinë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile. Punëtoria e radhës do të mbahet edhe nesër me Ekipet e katërt të Këshillit.
Të gjitha Ekipet e Punës do të punojnë në detajimin dhe zbërthimin e Planit të Veprimit të Strategjisë në Plan të Punës për Këshillin për vitin 2016. Masat dhe veprimet e parapara në Plan do të detajohen me nën aktivitete, me afate kohore konkrete për muaj për secilin institucion, me indikatorë dhe të arriturat që priten për vitin 2016.