Skip to main content

Punëtoria e grupit punues/avokues për zhvillimin e praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OSHC-ve në ofrimin e shërbimeve publike.

Grupet punuese/avokuese janë themeluar nga Platforma CiviKos me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID në Kosovë, bazuar në katër objektivat e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

Roli i tyre është që të punojnë ngushtë me Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile dhe të ofrojnë ekspertizë tematike për zbatim të Strategjisë.