Skip to main content

Platforma Civikos organizoi punëtorinë e dytë për organizata të shoqërisë civile në Kosovë me temën “Politikat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë”- Ndikimi në punën e OSHC-ve në Kosovë.

Kjo punëtori është udhëhequr nga z.Dren Puka nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), njëherit edhe anëtarë i grupit punues për vlerësimin e rrezikut sektorial për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit i cili proces është duke u udhëhequr nga Këshilli i Europës në Kosovë.

Pjesëmarrësit kishin mundësi të informoheshin rreth procesit të vlerësimit sektorial që Kosova është duke kaluar dhe ndikimit të politikave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në punën e shoqërisë civile. Z. Puka nga KCSF së bashku me Platforma CiviKos do të organizojnë takime të ngjashme konsultative me organizata të shoqërisë civile në Kosovë gjatë procesit të vlerësimit të rrezikut sektorial.

Kjo punëtori është mbështetur nga Human Security Collective me seli në Holandë, financuar nga GIZ.