Me mbështetje të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, nën organizmin e Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe me facilitimin e Platformës Civikos, u mbajt punëtoria dy-ditore për Këshillin për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, me qëllim të diskutimit dhe dakordimit për:
- Forcimin e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile;
- Prezantimin e progresit/sfidave dhe rekomandimeve të dala nga raporti i zbatimit të Strategjisë dhe
- Planin e Veprimit për Strategjinë për bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile.