Skip to main content

Platforma Civikos në bashkëpunim me organizatën partnere nga Komuna e Lipjanit Youth Association for Human Rights YAHR me 12 dhe 13 mars, organizoi punëtori dy ditore me përfaqësues të Këshillave Lokale dhe organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Lipjanit. Pjesëmarrësit gjatë punëtorisë dy ditore kanë rritur njohuritë e tyre rreth mekanizmave të pjesëmarrjes së qytetareve ne procese vendimmarrëse në nivel lokal, dhe mënyrat e avokimit dhe ndikimit të politikave në nivel lokal. #CiviKos përmes këtyre punëtorive synon të ndërtoj ura bashkëpunimi mes përfaqësuesve të Këshillave lokale dhe OJQ-ve lokale në komunat fokus. Falënderojmë Z. Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë (Office for Good Governance- office of the Prime Minister in Kosovo) që në hapje të ditës së parë të punëtorisë ndau me pjesëmarrësit punën që Zyra për Qeverisje të Mirë bënë në promovim të procesit të konsultimit publik në nivel qendror dhe atë lokal. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Përforcimi i Zërave Lokal përmes Pjesëmarrjes Aktive financuar nga National Endowment for Democracy (NED).