Skip to main content

Grupi i organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Ferizajtit, Komuna e Shtimes, dhe Komuna e Kacanikut të cilët kanë përfituar njohuri mbi monitorimin të prokurimit publik në nivel lokal kanë përfunduar serinë e punëtorive mbi mësimin e aplikueshëm. Kjo seri e punëtorive është mbajtur në kuadër të projektit të USAID Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse.

 

Si rezultat, gjashtë organizata kanë punuar së bashku në përpilimin e raportit të monitorimit mbi aktivitetin e prokurimit, gjegjësisht të kontratës së prokurimit mbi “Ndërtimin e sallës së edukatës fizike në fshatin Gaçkë – faza e dytë”. Raporti është përpiliuar nga: Iniciativa Për Progres, Cedf Kosovo, Leadership Development Association Albania, Kosovo & Presevo dhe Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi fasilitator Albulena Nrecaj.

 

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.