Skip to main content

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me Platforma Civikos hap thirrjen për votim për përzgjedhjen e përfaqësuesit rinor të Kosovës në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Përfaqësuesi rinor i Kosovës në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor do të përzgjidhet nga organizatat e shoqërisë civile, përmes procesit të votimit një organizatë një votë, proces ky që organizohet nga Platforma Civikos.

Ju ftojmë t’i njihni më nga afër përmes biografive të shkurtëra, duke klikuar mbi emrin e kandidatëve.

 

Kandidatët janë (sipas renditjes alfabetike):

Aolta Bajrami

Glauk Haxhiaj


Ismet Krasniqi


Nuhi Tërshani


Vesa Shatri