Skip to main content

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin për pranimin e mbështetjes pesë vjeçare nga Programi për Angazhim të Qytetarëve në Kosovë (USAID Kosovo), zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Në kuadër të kësaj mbështetje, Platforma CiviKos do të punojë në linjë me strategjinë e organizatës për: – Avancimin dhe fuqizimin e rolit të Këshillit për zbatim të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019 – 2023; – Përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në proces të bashkëpunimit Shoqëri Civile – Qeveri; – Rritjen e pjesëmarrjes së organizatave në proces të zbatimit të Strategjisë Qeveritare përmes themelimit të grupeve tematike. Platforma CiviKos mbetet e përkushtuar në avancim të bashkëpunimit me autoritetet publike dhe përfshirjen e organizatave anëtare në proces të zbatimit të Strategjisë Qeveritare.