Skip to main content

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi filluar bashkëpunimin me Community Development Fund – CDF.

Projekti synon të rregullojë Shërbimet Sociale të OSHC-ve përmes një qasjeje të plotë nga poshtë-lart. Sondazhet, intervistat dhe fokus grupet ndihmojnë në kuptimin e sfidave dhe hartimin e zgjidhjeve efektive.

Gjithashtu përfshin konsultimin publik për rregullimin, hartimin, promovimin dhe trajnimin për zyrtarët dhe OSHC-të.

Kjo marrëveshje dhe projekt janë mundësuar përmes një granti në kuadër të Projektit HumanRightivism, financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë përmes Community Development Fund – CDF.

Kjo mbështetje do të na mundësojë që të punojmë krah për krah për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të forcuar ndikimin e shoqërisë civile në politikëbërjen dhe shërbimet sociale në Kosovë.

 

Content retrieved from: http://www.civikos.net/sq/aktivitetet-e-platformes-civikos/Platforma-CiviKos-fillon-bashkepunimin-e-ri-me-Community-Development-Fund-CDF-1248.