Skip to main content

Platforma Civikos, pas mbylljes së procesit të votimit për një anëtarë të ri të bordit të Platformës CiviKos, sot, me 20.01.2016 organizoi numrimin e votave në prani të vëzhguesve në zyret e Platformës CiviKos.

 

Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë sa më transparent, Platforma Civikos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve të gjitha organizatat anëtare të Platformës CiviKos.
Përveç Sekretariatit të Platformës CiviKos, në cilësinë e vëzhguesve gjatë numërimit të votave ishin prezent: Gent Gjikolli- KIPRED, kryesuesi i Kuvendit të Platformës CiviKos për vitin 2015, Visar Sutaj – KDI dhe tre vëzhgues të përcaktuar në Kuvendin e Platformës CiviKos: Agnesa Qerimi – KYC, Veton Kryeziu – The Ideas Partnership dhe Ferid Murseli – D4D.

 

Gjatë këtij procesi u numëruan të gjitha votat, prej të cilave të gjitha ishin të vlefshme. Gjithsej ishin 84 votues.Pas numrimit të votave anëtare e re e Bordit të Platformës CiviKos është zgjedhur Ariana Qosaj Mustafa – KIPRED.

Për të gjithë ata që janë të interesuar për procesin e numërimit apo të shikojnë fletëvotimet, këtë mund ta bëjnë deri të mërkurën, me 27 Janar 2016, në Sekretariat të Platformës CiviKos.