Me një ceremoni të certifikimit, Platforma #CiviKos përmbylli bashkëpunimin katër vjeçar me aktivitetin e USAID Kosovo për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse. Me anë të trajnimeve dhe punëtorive mbi mësimin e aplikueshëm, organizatat lokale të shpërndara gjithandej Kosovës kanë arritur të ngrisin kapacitetet e tyre dhe të marrin pjesë në monitorimin e prokurimit publik lokal. Organizatat lokale përfituese, përtej ngritjes së kapaciteteve të tyre kanë arritur të gjejnë parregullësi në kontratat e monitoruara, të raportojnë rreth tyre duke dërguar raste për hetim në organet kompetente, si dhe të rrisin bashkëpunim me media rreth prokurimit publik si asnjëherë më parë. Shpërndarja e certifikatave u bë nga znj. Aferdita Mekuli, Drejtoreshë e USAID Aktivitetit për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse dhe z. Dardan Kryeziu, Drejtor i Projektit në Platforma CiviKos. Ceremonia është mundësuar të ndiqet edhe virtualisht përmes platformës Zoom për përfituesit që nuk mund të ishin prezent fizikisht.