Platforma CiviKos, me mbështetje të Community Development Fund – CDF dhe Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete në kuadër të projektit “You cannot be what you cannot see”, ka përfunduar edhe serinë dytë të punëtorive, këtë herë me fokus mbi avokimin dhe strategjitë për avokim. Punëtoritë janë mbajtur në komunën e #Dragashit, #Klinës dhe #Kamenicës me trajner Z. Hilmi Jashari – ish-Avokat i Popullit. Hapësira e veçantë “Human Rights Hub”, e cila është krijuar në web faqen e Platforma CiviKos, do të vazhdoj të përditësohet me materiale të ndryshme për të drejtat e njeriut dhe do të shërbej si platformë e përbashkët për organizatat përfituese si dhe organizatat anëtare të Platofma CiviKos.