Skip to main content

Programi i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) në bashkëpunim me CiviKos ka hapur thirrjen për trajnime për OSHC-të nga rajoni i Ferizaj (Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani i Elezit) në monitorimin e prokurimit publik në komuna.

 

Të gjitha organizatat që punojnë në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe monitorimit të prokurimit publik në nivel komunal ftohën që të aplikojnë për trajnimin tre ditor që do të mbahet në:

 

Vendi: Restaurant Orchide, Ferizaj

Datat: 31 Tetor, 1 dhe 2 Nëntor 2017

Ora: Nga 10:00 deri 16:30

 

Shpenzimet e trajnimit: Trajnimi është pa pagesë, dhe të gjitha shpenzimet e trajnimit duke përfshirë materialet e trajnimit, dreka si dhe shpenzimet e udhëtimit (për organizatat që udhëtojnë jashtë Ferizajit) do të mbulohen për pjesëmarrësit.

 

Certifikata: Pas përfundimit të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën mbi përfundimin e trajnimit nga programi i USAID-it. Vetëm pjesëmarrësit që ndjekin të gjithë trajnimin do të pajisen me certifikata.

 

Regjistrimi për trajnim: Numri i vendeve është i limituar andaj ju lusim që të regjistroni pjesëmarrësit sa më herët. Të gjitha organizatat e interesuara lutën që të regjistrojnë pjesëmarrësit e tyre duke dërguar emrin e pjesëmarrësit, organizatës dhe kontaktet duke klikuar ne kete vegez https://docs.google.com/…/1FAIpQLSd9Nud7UGFtCpuOla…/viewform,
apo duke i dërguar këto informata në team@civikos.net

 

Afati për aplikim: Afati për aplikim është i hapur deri më 27.10.2017 në ora 16:00

 

Shënim: Prograimi i USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) do të organizojë trajnime në 6 regjione të Kosovës dhe organizatat që operojnë jashtë regjionit të Ferizajit do të kenë mundësi përfitimi nga këto trajnime që do të organizohen në regjionet tjera.

 

Për çdo informatë shtesë mund të na kontaktoni në team@civikos.net ose tel: 038-224-904