20.6.2017 Platforma CiviKos me mbështetje të UNKT dhe në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të CiviKos organizoi punëtorinë një ditore me organizata të shoqërisë civile rreth integrimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm apo siç njihen në gjuhen anglezë Sustainable Development Goals SDG, në punën e OSHC-ve në Kosovë. Sfidat, mundësitë dhe idetë konkrete nga pjesëmarrësit prezentë u diskutuan në grupet punuese me tema si: Luftimi i varfërisë, Të rinjtë dhe punësimi, Arsimimi dhe inovacioni, Shëndetësia dhe Mjedisi, Fuqizimi i Grave dhe Vajzave. Vizioni për Kosovën në 2030 u paraqit edhe në një vepër artistike, e punuar nga dy piktore të reja. CiviKos do të vazhdojë të avokoj që edhe Kosova të jetë një prej historive të suksesit, duke qenë pjesë e agjendës botërore për zhvillim të qëndrueshëm.