Në Gjakovë u mbajt sesioni informues për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i organizuar nga Platforma Civikos në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), duke finalizuar me sukses një cikël sesionesh të hapura në të gjithë Kosovën.
Përfaqësues nga institucionet qendrore, shoqëria civile dhe sektori privat morën pjesë në diskutime të thelluara mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke ngritur pyetje konkrete dhe ndarë përvoja nga terreni.
Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku theksoi rolin e AIP-së në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për privatësi dhe nënvizoi rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse për siguri digjitale.
Ky session informues u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, me përkrahjen e Ambasadës së Holandës në Kosovë.