Skip to main content

Sot më datë 16.12.2015, Platforma CiviKos organizoi tryezën me temën “Qasjet e shoqërisë civile ndaj bashkëpunimit me Qeverinë”. Në këtë tryezë u diskutua qasja e CiviKos në raport të bashkëpunimit me Qeverinë dhe qasja në përgjithësi e shoqërisë civile në raport me institucionet shtetërore, me panelistët: Dukagjin Pupovci – Qendra për Arsimin e Kosovës (KEC), Driton Selmanaj – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Agron Bajrami – Koha Ditore, Hilmi Jashari – Avokati i Popullit.

 

Drejtorja e Platformës CiviKos, znj. Valdete Idrizi, prezantoi avancimin e bashkëpunimit te strukturuar me Institucione qeveritare, në kuadër të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, duke I përmend disa progrese e poashtu edhe sfidat ne zbatueshmërisë së saj. Gjithashtu, disa nga praktikat e mira me disa nga ministritë, dhe disa shembujt kur disa nga ministritë nuk kanë vullnet politik për bashkëpunim e poashtu edhe mungesa e kordinimit dhe komunikimit në mes ministrive në mes vete në raport me strategjinë që është edhe prioritet i qeverisë.

 

Në tryezë pati një diskutim të gjerë ku më së shumti u diskutua rreth mungesës së vullnetit politik nga institucionet për bashkëpunim si dhe mosinteresimi i shumicës së ministrive për bashkëpunim, duke parë shoqërinë civile si kundërshtarë dhe jo si bashkëpunëtorë. Gjithsesi, Platforma CiviKos do të vazhdojë të kryej misionin e saj dhe të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet e vendit. Kjo tryezë është mbështetur nga programi TACSO, zyra në Kosovë.